Lajme

Takimi me palën ruse, delegacioni ukrainas publikon foto nga helikopteri

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 03 March 2022

Sot do të zhvillohet takimi i dytë mes palës ruse dhe asaj ukrainase, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Vladimir Medinskyt, asistentit të presidentit rus, Vladimir Putin, ky takim do të mbahet në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

Ndërkaq, ukrainasit tashmë janë nisur drejt vendtakimit.

-Advertisement-

Këshilltari i Shefit të Zyrës së presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka publikuar një fotografi nga helikopteri në rrjetin social “Twitter”, duke bërë të ditur se janë nisur drejt vendit ku do të takohen ma palën ruse.

“Rrugës për negociata me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë…”, ka shkruar Podoliak./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera