Lajme

Takimi me Kurtin, Pirro Vengu shpalos detaje

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 30 August 2024

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shpalosur detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shpalosur disa detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Vengu ka shkruajtur se takimi ishte miqësor dhe se me Kurtin kanë vendosur thekson në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes.

-Advertisement-

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Vengu në Instagram.

Ai ka shtuar se investimet e përbashkëta në mjete dhe në kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera