Lajme

Takimi lamtumirës: Gjenerali i KFOR-it i shkon në zyrë ministrit Maqedonci për t’u përshëndetur

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 08 October 2024

Gjeneralit të KFOR-it, Ozkan Ulutas po i përfundon mandati. Kështu ai është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një vizitë lamtumirëse.

Ulutas e ka falënderuar ministrin Maqedonci për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e rregullta gjatë mandatit të tij.

“Komandanti i Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO (#KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një vizitë lamtumire në Ejup Maqedonci. Gjenerali Ulutaş e falënderoi për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e rregullta gjatë mandatit të tij”.

-Advertisement-

“Gjeneralmajor Ulutaş ripohoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Komunitetin Ndërkombëtar për të ndërtuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të nxitur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera