Takimi Kurti-Vuçiq, Rama: Pëlqimi i palëve për marrëveshjen moment historik
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 28 February 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Rama ka shkruar se pëlqimi i palëve për propozimin evropian është moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale.
Ai i ka inkurajuar të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë.
“Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet në një model roli. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.”, ka shkruar Rama në Twitter.
Ai ka potencuar se gjithkush duhet ta kuptojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë gjënë e duhur.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama në
Twitter.
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga diskutimet me palën serbe dhe ndërmjetësuesit, një ditë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel.
Në një komunikatë për media, është potencuar se është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë. Është theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes bazë Kosovë – Serbi. Po ashtu, është potencuar se Serbia nuk ka qenë e
gatshme ta nënshkruajë propozimin e BE-së.
Dje, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian,
porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.
Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje l...
-
Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi, rekomandohet përdorimi i pikave tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka kërkuar qytetarëve që të evitojnë ...
-
Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
NATO e gatshme të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur ...
-
“I ka plumbạt në trup, nga ballkoni i sheh vạrret e familjarëve – Kjo tregon fytyrën e karakterin e Donika Gërvallës” , Tahiri për deklaratat e ministres kundër Ramush Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e...
-
Tahiri pas tubimit në Istog: Këtu fitorja po ndihet fuqishëm
Kandidati për deputet me numrin 10 nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Besn...
-
Dakaj: LVV dhe Kurti zhgënjim i madh, programi riciklim i premtimeve të fushatave të kaluara
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, ka folur për ...
-
Dervishaj: Edhe Klina e Epërme mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...