Takimi i radhës Kurti-Vuçiq pritet të mbahet me 22 prill në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus
19:47 | 04 April 2023
Ka përfunduar takimi trepalësh në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Pas këtij takimi, Bislimi ka thënë se palët janë pajtur që takimi i radhës në nivelin e lartë të zhvilohet më 22 prill.
“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi që ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbett të shqyrtohet një datë alternative”, u shpreh Bislimi.
Ndërkaq, në këtë takim të radhës, sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel.
“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq.
Më herët Lajçak ishte takuar edhe me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.
Përmes një postimi në Twitter, Chollet tha se në këtë takim është diskutuar “për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për ta mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”.

Të tjera
-
As hera e 18-të s’bën mrekulli – dështim tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar edhe tentativa e 18-të për të konstituuar Kuvendin e Republikës s...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 18-të – në sallë janë 106 deputetë
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. ...
-
Përfaqësues të partive mblidhen te Dehari për konsultime para fillimit të seancës
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e par...
-
Daut Haradinaj para seancës: Përderisa nuk ka një marrëveshje, mbetet e njëjta
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se s’pret ndryshim as sot. “Pë...
-
Ganimete Musliu: Shteti është bërë plaçkë politike për Vetëvendosjen
Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka thënë...
-
Peci për konstituimin e Kuvendit: Nuk jam Astradamusi, mund të ketë risi
Ministri në detyrë dhe deputeti i VV-së, Faton Peci, ka deklaruar se grupi pa...
-
Limaj thotë se nuk ka pasur asnjë ftesë serioze nga asnjë parti: Duhet marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar forcat politike...
-
Zogaj i LDK-së “zihet” ngushtë nga gazetarët: Pse po pritni të tjerët të bëjnë atë që partia juaj s’po e bën?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se nuk p...
-
Përparim Gruda: Nuk votojmë në diktat, Dehari po e shkel Kushtetutën në formë të shëmtuar
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk pranon të...
-
Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh, viktima gratë
Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Polici...
-
Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit
Një person është raportuar i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit. Rasti po he...
-
Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në thellon bashkëpunimin në siguri dhe teknologji ushtarake
Ministri në dorëheqje i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për...