Fokus

Pas pjesëmarrjes në emisionin “Zgjohu”, Remzie Shahini-Hoxhaj reagon ndaj fyerjeve online: “Që nesër do t’i denoncoj”

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 19 May 2025

Profesoresha e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Remzie Shahini-Hoxhaj, ka reaguar pas valës së fyerjeve dhe komenteve denigruese të drejtuara ndaj saj në rrjete sociale, pas pjesëmarrjes në emisionin “Zgjohu” prodhim i Gazetës Infokus, me moderatoren Ermire Berisha.

“Javën e kaluar isha e ftuar në emisionin ‘Zgjohu’. Folëm për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve, dhe ironikisht, komentet pas intervistës ishin të mbushura me fyerje e linçime nga njerëz që nuk kanë njohuri për profesionin tonë. Që nesër do t’i denoncoj”, ka deklaruar Shahini-Hoxhaj.

-Advertisement-

Ajo tha se nuk do të lejojë që sulmet verbale dhe komentet nxitëse të mbesin pa përgjegjësi ligjore, duke u bërë kështu shembull për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe dinjitetit të gazetarëve në hapësirat publike dhe online./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera