Lajme

Takimi i Kurtit me Hykollin, SPAK: Mbështetja e dhënë për Ligjin për pagat dhe Zyrtarët Publikë qëndrim personal, jo i BSPK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 24 December 2022

Pas raportimit nga mediat për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit për miratimin e dy ligjeve, Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit të Pagave, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka thënë se  distancohet fuqishëm nga ky qëndrim.

Sipas një reagimi për media nga SPAK, thuhet se këtë qëndrim SPAK-u e konsideron si personal të tij dhe assesi qëndrimit të BSKP-së.

“Pas raportimit nga mediat për takimin e kryeministri të Kosovës, Kurti me kryetarin e BSPK-së, Hykolli dhe mbështetjes së dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve, atij për Zyrtarë Publikë dhe Ligjit të Pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i Hykollit duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Po ashtu sipas reagimit bëhet e ditur se këto dy ligje, me theks të veçantë ai i zyrtarëve publikë nuk e kanë kundërshtuar vetëm sindikatat por i njëjti është kundërshtuar edhe nga sektori publik si dhe organizatat ndërkombëtare.

“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publik nuk e kanë kundërshtuar vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit por gjatë ditës edhe vet misioni i BE-së”, thuhet në reagim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, i cili sipas njoftimit të Qeverisë kishte thënë se BSPK mirëpriti votimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera