Takimi i Bislimit me Petkoviq nesër në Bruksel, Vuçiq: Nëse pala tjetër nuk shpik diçka…
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/213800255_546252793408315_3225935392480981919_n-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 20 June 2022
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi nesër në Bruksel duke thënë se shpreson “të paktën në një marrëveshje”.
I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i nesërm në Bruksel, Vuçiq është përgjigjur se pret që çdo gjë të jetë në rregull, përveç nëse, sic thotë ai, pala kosovare “shpik diçka sërish” duke e gjetur “fajtorin kujdestar” në rast se nuk ka marrëveshje.
“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra elementare, të cilat do të ishin të rëndësishme”, tha Vuçiq.
Duke u marrë me Samitin e BE’së ku janë të ftuar edhe 6 vendet e rajonit, Vuçiq theksoi se është “shumë i interesuar se çfarë do të ndodhë të enjten, në Samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, sepse në bazë të kësaj, thotë ai, do të mund të konkludojë se cila do të jetë arkitektura e Evropës”.
Sipas Vuçiq “kjo do të jetë ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian. Sepse pas kësaj do të shohim se si është arkitektura e Evropës, të kuptojmë se çfarë po na vjen dhe ta kuptojmë më mirë vendin tonë, pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar as ne dhe as ata”.
Por Vuçiq është pyetur nëse do të shkojë Bruksel, duke thënë se ka marrë një ftesë por ende s’ka vendosur.
Para se të marrë një vendim do të bisedojë me liderët e “Open Balkans, si dhe me anëtarë të Qeverisë së Serbisë”.
“Dua të konsultohem me qeverinë, por edhe me njerëzit e Ballkanit të Hapur, që të marr vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë”, tha ai.
Shefi i shtetit serb është pyetur për “fluksin e të dërguarve specialë” që kanë emëruar shtetet të ndryshme.
Ai tha se ka frikë se sa më i madhë të jetë “vërshimi” i të dërguarve specialë për Ballkanin Perëndimor, aq më pak propozime të vlefshme dhe të mira do të ketë për Serbinë.
“Mendoj se të gjithë tregojnë shumë shqetësim, dhe ndonjëherë më duket – shumë mami, shumë fëmijë. Do të shohim”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit e emëron pasuesin e Escobarit: Aleksander Sasha Kasanof
Aleksander “Sasha” Kasanof është njeriu i zgjedhur për ta pasuar Gabriel Esco...
-
Mbyllen dy pompa në veri të Kosovës, Inspektorati publikon pamje
Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga I...
-
Gjykata Themelore e Mitrovicës cakton paraburgim ndaj dy të dyshuarve se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratiset nga Smrekonica
Arratisja e Faton Hajrizit e cila tashmë ka marë përmasa rajonale, po hetohet...
-
Raportohet se Albulena Haxhiu po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur sot për t’u marrë në ...
-
Fundi i valës së të nxehtit, Mendim Rugova: Në këtë ditë mund të ketë shi të dendur e bubullima, ndoshta edhe breshër
Po i vjen fundi valës së nxehtësisë, një prej valave më të gjata, sipas meteo...
-
Qeveria e zhgënjyer me vendimin BE-së për vizat e qytetarëve të Kosovës që kanë pasaporta serbe: Po dëmtohen përpjekjet tona
Qeveria e Kosovës është shprehur e zhgënjyer pas vendimit që ka marrë Bashkim...
-
Publikohet identiteti i të dyshuarit që vrấu nënën dhe katër persona të tjerë në Kroaci
Polici ushtarak në pension Kreshimir P. (51) vrau pesë persona në shtëpinë e ...
-
Mbyllet edhe një pompë e “Nis Petrol” në veri të Mitrovicës
Edhe një pompë e derivateve të naftës “NIS petrol”, cila gjendet në veri të ...
-
Çitaku: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, debakël politik për Qeverinë Kurti
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajt...
-
Vdẹs në Velipojë 75-vjeçari nga Kosova, pësoi sụlm në zemër sapo hyri në det
Një 75-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Velipojë, pasi ka pësuar atak kardiak b...
-
Vëllai i Armend Mujës në gjuhën serbe kërkon drejtësi për vrasjen e policit në Serbi
Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka k...
-
Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Shala: Kjo është një goditje e rëndë për vendin, pasojë e marrveshjeve të qeverisë Kurti
Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur që t’ua heq vizat serbëve të Kosovë...