Takimi i 13 tetorit në Bruksel për liberalizimin e vizave, Muhaxhiri: Pritshmëritë janë pozitive dhe të bazuara në realitet
Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 01 October 2022
Liberalizimi i vizave për Kosovën zyrtarisht pritet të diskutohet në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, i cili do të mblidhet më 13 tetor të këtij viti, për çfarë kësaj radhe pritshmëritë janë pozitive.
Analisti, Artan Muhaxhiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kësaj radhe nga Brukseli mund të priten lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave.
“Përvojat e kaluara na kanë mësuar që të mos jemi shumë të entuziazmuar me indikacionet nga Brukseli, sepse ato dinë të kalojnë nga njëra skajshmëri në tjetrën. Mirëpo, kësaj radhe duket se pritshmëritë pozitive janë të bazuara në realitet”, ka thënë Muhaxhiri.
Sipas tij, aktualisht, qeveria e Çekisë është duke luajtur rol të madh konstruktiv në përshpejtimin e kësaj agjende.
“Garancitë e shumta politike, si formë e përkrahjes ndaj procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe zbutja e kundërshtimeve tradicionale (Franca, Holanda), na bëjnë të shpresojmë për përfundim të kësaj sage disavjeçare. Përkrahja e qartë e Gjermanisë është mundësia kryesore për neutralizimin e pengesave nga disa prej vendeve mosnjohëse në këtë udhë”, u shpreh Muhaxhiri.
Tutje theksoi se “në kontekstin e komplikuar rajonal, edhe liberalizimin eventual të vizave për kosovarët padrejtësisht do të na imponohet ta kornizojmë përbrenda dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”.
Ndryshe, presidenca çeke e Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë Bashkimit Evropës (BE), vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Ndërkaq, në qershor të vitit 2016 Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.
Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.
Në mesin e shqetësimeve të tyre ishte edhe ajo e rritjes së numrit të banorëve të Kosovës që do të synonin BE-në dhe keqpërdorimin e lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në bllokun evropian.
Raste të tilla kanë ndodhur me shtetasit e Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe disa vendeve tjera.
Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston “moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, duke shtuar se ky proces “duhet të finalizohet brenda disa muajve”.
Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovë.
Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.
Të tjera
-
Presidentja Vjosa Osmani mbushë 42 vjet
Presidentja Vjosa Osmani ka mbushur sot 42 vjet. E lindur në Mitrovicë, Os...
-
Ka vdẹkur ish-kryetari i Pejës
Të premten në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje, ka vdekur veprimt...
-
Analisti ushtarak nga Beogradi: Vuçiq e çon ushtrinë në kufi me Kosovën veç për propagandë
Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtua...
-
Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për mediat në Serb...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrἀsjes së Shqiponja Isufit
Policia Kantonale e Aargaut kishte marrë një thirrje urgjente mëngjesin e 25 ...
-
Dhoma e Përfaqësuesve sfidon Presidentin Biden, miraton një projektligj për furnizimin e Iraelit me armë
Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për p...
-
NATO: Rusët nuk kanë burime për një përparim strategjik në Ukrainë
Moska thotë se do të vazhdojë të shtyjë ofensivën e saj në Ukrainë, megjithës...
-
Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Opozita e gatshme për zgjedhje
Partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë...
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...