Sport

Takim mes përfaqësuesve të Olmos dhe Barcelonës, kampioni i Evropës refuzoi Bayernin për “blaugranat”

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 26 July 2024

Sipas “El Mundo Deportivos”, përfaqësuesit e Dani Olmos, Juanma López dhe Andy Bara, janë takuar sërish me drejtuesit e Barcelonën në kërkim të mbylljes së transferimit të lojtarit katalanas nga Leipzigu.

Në ditët në vijim, sipas kësaj gazete, agjentët do të takohen sërish me klubin gjerman për të diskutuar për transferimin. Ndërkohë, lojtari ndodhet në Ibiza duke pushuar me të vëllanë dhe disa miq.

Sipas “Sport”, Dani Olmo ishte shumë afër Bayernit të Mynihut, por lojtari e anashkaloi klubin gjerman për shkak të interesimit të Barcelonës.

-Advertisement-

Kjo gazetë thekson se mesfushori ishte ndër objektivat e bavarezëve dhe se ata vazhduan këmbëngulën për nënshkrimin e tij, por ishte lojtari që e ndërpreu operacionin kur mori vesh interesin real dhe konkret të Barcelonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera