Takim i ri Kurti-Vuçiq: Shpresë për kthesë në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 04 September 2023
Konfirmimi për takimin e ri mes kryeministrit, Albin Kurtit e presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, erdhi pas bisedimeve intensive që i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak zhvilloi gjatë javës së shkuar me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq.
Pas një periudhe tensionesh në veri dhe përplasjes në distancë me një retorikë të ashpër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me 14 shtator në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimin e ka konfirmuar kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ecejake diplomatike të të ngarkuarit të BE
Javën e kaluar, Lajçak takoi ndaras dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe tha se “dy liderëve ua ka rikujtuar se gjitha marrëveshjet e dialogut janë valide dhe se ato duhen zbatuar plotësisht dhe pa vonesa”.
“Në Bled, unë kisha takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne biseduam për përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në facebook.
Nga Bledi, Lajçak udhëtoi për në Beograd, ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Kemi biseduar në detaje për përpjekjet për ulje të tensioneve dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ua kam kujtuar të dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e dialogut mbesin valide dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa kushte apo vonesa”, shkoi Lajçak, pas takimit me Vuçiq.
BE kërkon hapa ë tjerë nga Kosova për shtensionimin e situatës
Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, për herë të fundit janë takuar katër muaj më parë, më 2 maj, vetëm pak kohë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga serbët lokal. Në muajin qershor, Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve me kërkesë të qartë; pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja. Në këtë rrethanë të re, qeveria kërkon që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën, sipas BE, në “mungesë të koordinimit dhe sjellje jo evropiane lidhur me zhvillimet në veri. Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e fundit të qeverisë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri, janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por, nevojiten hapa të tjerë për të zbutur krizën në veri me zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen sa më shpejt. (DW)

Të tjera
-
Mendimi për motin: Mundësi që prilli e maji të kenë më shumë të reshura, temperaturat mbi mesatare
Mendimi për motin – 17.03.2025 – Trendet stinore Sipas trendeve stinore, t...
-
Franca goditet nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi zonën pranë qytetit francez të Nisë sonte....
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka mbërritur në aeroportin nd...
-
Bllokohet mbyllja e USAID, një gjykatës federal gjen shkelje të kushtetutës
Gjykatësi federal i SHBA-së Theodore Chuang ka vendosur që Elon Musk dhe Depa...
-
Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kur...
-
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, ...
-
Agim Veliu “kapet” me Lumir Abdixhikun: Nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku ka diçka pe...
-
Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi ...
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...