Lajme

Takim i rëndësishëm i Veselit në një kafe

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 11 October 2018

Me raki ftoi, duhan e nën flladin e lehtë të një flladitëseje “made in China” mbi kokë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar takimin e parë një ditë pas Konventës së partisë.

Veseli ka takuar ish-deputeti e PDK-së, Fadil Demakun në një kafene , shkruan gazeta infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet Demaku përmes një postimi në facebook.

-Advertisement-

“Takim pune me Kryetarin e Partisë një ditë pas Konventës”, ka shkruar Demaku përkrahë fotografisë.

Ndryshe Demakun për dy mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në vitin 2016 pasi iu konfirmua dënimi nga Gjykata e Apelit si pjesë e grupit “Drenica II”.

Ai atë kohë e pat quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera