Lajme

Tahirit nuk i jepet fjala në Kuvend, hyn live në “faceboook ” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 08 December 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosovës së Re, Labinot Tahiri përmes një transmetimi live ne “facebook” nga Kuvendi i Kosovës ka shprehur mllefin për mos dhënien e fjalës gjatë seancës së Kuvendit, shkruan Infokusi.com

Tahiri ka thënë se ka mbet si deputet jetim i Behgjet Pacollit në Kuvendit e Kosovës pasi nuk i jepet fjala ndërsa bëhen diskutime për tema koti.

Ai ka vazhduar dukë thënë se gjatë seancës kishte për qëllim të paraqiste rastin e një studenti kosovar që po vuan nga një sëmundje.

-Advertisement-

Florent Hoxha është studenti 20 vjeçar nga Drenasi i cili ditë më parë është diagnostifikuar me Leukemi Akute.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Tahirit bashkë më video./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera