Lajme

Tahiri viziton Timber Home, zotohet se Komuna dhe ai do të jenë afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 05 October 2021

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir në vazhdën e takimeve me bizneset vushtrriase, sot ka vizituar Timber Home, një biznes i ri e i sukseshëm.

Tahiri me këtë rast ka thënë se do të jetë gjithmonë afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë duke u shprehur i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh.

Postimi i plotë i Tahirit:

-Advertisement-

Kam vizituar sot Timber Home, biznes i ri e i sukseshëm në Vushtrri. Jam i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh.
Vushtrria po zhvillohet, bizneset po përparojnë e po modernizohen duke ofruar punësim e zhvillim.
Komuna dhe unë do të jemi afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë.
#4 + #vushtrri #

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera