Lajme

Tahiri: Vizioni i qeverisë Kurti për ekonominë e ka kthyer prapa Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 17 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vlerëson se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket zhvillimit ekonomik.

“Shtetin e bën ekonomia, pasi punësimi është tek sektori privat dhe nëse flasim ku është ekonomia sot, them se raporti i qeverisë është armiqësor”, është shprehur Tahiri në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.

Për miratimin e buxhetit në fundajë, Tahiri, ka theksuar se ekzekutivi ka tendencë që ta keqpërdorë.

-Advertisement-

“Buxheti është 3.2 miliardë, një numër i madh për investime kapitale. Ka tendencë që ta shfrytëzojë politikisht. Qeveria deshi që paratë e një komune t’i marrë dhe t’i shpërndajë nëpër komunat tjera, por kjo fatmirësisht u ndal”.

“Ndarjet buxhetore për vlerësimin tim janë shumë gabim. Kurti dhe qeveria e tij janë shumë të mirë për të diskutuar mirë, mirëpo ligji është i mirë vetëm kur zbatohet e jo vetëm kur lexohet. Qeveria Kurti është qeveria që ka më së shumti importe nga Serbia dhe kjo po i dëmton rëndë produktet vendore. Këto importe kanë dëmtuar shumë sektorë”.

“Premtimet dhe platforma e zotëri Kurtit ka rënë fare, nisur nga dialogu, teksa në ekonomi nuk kanë pasur vizion fare ose thënë ndryshe vizioni i tyre i ekonomisë e ka kthyer mbrapa Kosovën”.

Tahiri ka përmendur edhe Ligjin e Pagave që ka thënë se mangësia e tij është se nuk dihet se çfarë pagash do të ketë dhe se cila do të jetë rritja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera