Lajme

Tahiri, veteranëve: Shpresojmë që qeveria t’iu thërras në takim

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 16 June 2022

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, bashkë me deputetë të tjerë kanë dalë përpara protestuesve veteranë.

Tahiri tha se kërkuan që seanca të ndërpritet dhe kërkuan nga qeveria që bashke me komisionin për Buxhet dhe Financa të mblidhen dhe të arrijnë ta gjejnë një zgjidhje për përfshirjen e kategorisë së veteranëve të luftës në kuadër të pagës minimale.

“Dhe nuk do të lejojmë që të vazhdojë seanca tutje pa u ulur përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës bashkë me qeverinë e komisionin për Buxhet dhe Financa”.

-Advertisement-

“Kjo është një kërkesë minimale dhe kërkesë e dinjitetshme që ne si përfaqësues të qytetarëve në kuvend do ta kërkojmë që të ndodh”, është shprehur Tahiri.

Ai tha se deri në orën 13:00 deri kur është kuvendi në pauzë, shpresojnë që qeveria do të reflektojnë dhe ta gjejnë një zgjidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera