Lajme

Tahiri: Veteranët janë neglizhuar më së shumti nga Qeveria e Kosovës për tre vite rresht

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 27 November 2023

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se veteranët janë neglizhuar më së shumti nga Qeveria e Kosovës për tre vite rresht.

Tahiri theksoi se kjo liri e cila festohet sot kjo datë e cila do të festohet nesër në Kosovë është falë UÇK-së dhe veteranëve.

“Janë dy çështje që dua të t’i ngreh, e para me 28 nëntorit, ditën e flamurit, gjendja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjes së dëshmorëve janë në gjendje shumë të rëndë, nuk ka asnjë veprim nga kjo qeveri”, deklaroi Tahiri.

-Advertisement-

“Ne si grup parlamentar jemi duke punuar në adamentimin që do të ndihmojnë këtë kategorinë, kjo kategori në këto rrethana ka mbetur më së keqi në këto zhvillime politkek dhe buxhetore”.

“Është kërkesë në buxhetin e vitit që vjen këto kategori të trajtohen me respekt jo vetëm në raport me komunikimin publik por edhe me financimin pensionet me pagat dhe kushtet që duhet të adresohen për kategoritë e veteranët të UÇK-së”.

“Kjo liri e cila festohet sot kjo datë e cila do të festohet nesër në Kosovë është falë UÇK-së dhe veteranëve, andaj neglizhimi i kësaj qeverie për tre vite rresht është e papranueshme, në rrethana normale duhet të sanksionohet dhe të dënohet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera