Lajme

Tahiri takon veteranët e arsimit, premton përkrahje për aktivitetet botuese të shoqatës

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 07 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka takuar Kryetarin Shoqatës së Veteranëve të Arsimit, prof. Halil Mulaku dhe Kryesinë e shoqatës të cilëve u premtoi përkrahje për aktivitetet botuese të shoqatës ku përfshihen mësimdhënës të rinj që do të ndihmojnë në punën e shoqatës.

“Jam krenar që veteranët e arsimit, mësuesit tanë, i kemi vendosur në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ku kanë vend dinjitoz për aktivitetin e shoqatës” ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Me prof. Halil Mulaku, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit dhe Kryesinë e shoqatës biseduam për Vushtrrinë që të gjithë e duam.

Jam krenar që veteranët e arsimit, mësuesit tanë, i kemi vendosur në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ku kanë vend dinjitoz për aktivitetin e shoqatës.

Do të rrisim përkrahjen për aktivitetet botuese të shoqatës dhe do të përfshijmë mësimdhënës të rinj që do të ndihmojnë në punën e shoqatës.

Të tjera