Lajme

Tahiri: Sulmet ndaj gazetarëve në veri shpërfaqin njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 16 June 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit janë të sinkronizuara nga Serbia.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri është shprehur se sulmet ndaj medias shpërfaqin dobësi dhe brishtësi institucionale.

“Sulmi ndaj gazetarëve në veri të vendit, është pjesë e një kampanje të sinkronizuar nga Serbia dhe bandat e saj kriminale në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Tutje, shefi i deputetëve të AAK-së ka deklaruar se media e lirë, efikase dhe e pavarur, është shenja dhe shtylla mbrojtëse e shtetësisë dhe shtet-formimit.

“Të lihen të pambrojtur nga kriminelët, përpos se tolerim i nëpërkëmbjes së parimeve dhe vlerave universale njerëzore, shpërfaq njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale. Kur shtrinë sovranitetin dhe sundimin e ligjit, nuk guxon t’i lësh të pambrojtura shtyllat e shtet-formimit”.

“Mediat e lira dhe gazetaria profesionale janë më meritorët që Kosova nuk do t’i jap asnjë shans rrëshqitjes në kaos, anarki, dhe autoritarizëm”, ka përfunduar Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera