Tahiri: Shpërndarja e Kuvendit ndodhë atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 14 May 2024
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërbërja e parlamentit për këtë parti mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri i vendit, Albin Kurti shkarkohet ose dorë hiqet.
Deputeti Besnik Tahiri po ashtu ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke thënë se në atë takim nuk është diskutuar për agjendën legjislative.
“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaq dy të vërteta të mëdha. Vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën, pra për agjendën legjislative… Siç shihet nuk është problem votimi i 300 milion eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund të ja mundësoj opozita në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si dhe të jashtme si dhe mbi të gjitha të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Ndërsa ka thënë se AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë.
“PDK është deklaruar, PDK ka pasur pozicion të shpërbërjes edhe me herët, të LDK nuk e di. Mirëpo ajo që dua të them në qoftë se ka një parti që i konvenojnë zgjedhjet, parti që është në këtë Kuvend të Kosovës është aleanca. Po e them pa modesti për shkak se organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë. Edhe unë mendoj qe rezultati jonë do të jetë befasia e zgjedhjeve. Mirëpo shkuarja në zgjedhje përmes një marrëveshje kërkon më shumë korrektësi”, ka përfunduar Tahiri.
AAK ka refuzuar ftesën për të marr pjesë në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti, në të cilën kryeministri Kurti kishte bërë ftesë për të diskutuar për agjendën legjislative.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...