Lajme

Tahiri: Rritja e pagave do të rris efikasitetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 30 June 2018

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për gjyqtarët e prokurorët.

Tahiri ka thënë gjithashtu se rritja e pagave do të rris efikasitetin dhe angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit, shkruan GazetaFokus.

“Rritja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës, duhet të shihet si investim drejt përmbushjes së pritjeve të qytetarëve tanë për një gjyqësor efikas, të pavarur dhe llogaridhënës. Krahas bazës ligjore dhe pavarësisë së plotë për të mbrojtur ligjshmërinë mbi të cilën zhvillohet një shtet bashkëkohorë, tani e tutje gjyqtarët dhe prokurorët tanë do të kenë pagat më të dinjitetshme në rajon. Natyrisht kjo rrit edhe pritjet tona për shtim të efikasitetit në angazhimin e tyre për zbatimin e mirëfilltë të ligjit, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe qasjen në drejtësi kuptimplote dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.”/GazetaFokus.

-Advertisement-

Lexo edhe: Çka po ndodh me qeverinë Haradinaj, edhe tre ministra refuzojnë pagën me rritje

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera