Sport

Tahiri renditet i 56-ti, por lë pas 19 skitarë në sllallom të madh

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 19 February 2018

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, e ka cilësuar të suksesshme garën e tij të parafundit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”. T

Tahiri në garën e së dielës është renditur i 56-ti në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të përgjithshme pas dy lëshimeve prej 2:37.47 minuta, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe këtë herë Tahiri, ashtu si pritej, ishte shumë larg zonës së medaljeve, por ia doli t’i linte prapa 19 skitarë që përfunduan me sukses të dy lëshimet.

Në lëshimin e parë Tahiri ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 minuta. Sukses për të mund të vlerësohet fakti se ka lënë pas 19 garues. Ai ishte plot 19.43 sekonda prapa fituesit të garës, austriakut Marcel Hierscher.

-Advertisement-

Më lart se garuesi i vetëm që po përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, u rendit skitari i Shqipërisë, Erjon Tola. Tola doli i 47-ti me kohë 2:33.63 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera