Lajme

Tahiri, Qeverisë: Të ulemi, ta gjejmë zgjidhjen

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 16 June 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Ligji që përcakton pagën minimale nuk ka kurrfarë ndikimi pasi që sot në treg, sipas tij, vështirë që ka pagën nën 250 euro.

Sipas Tahirit, të vetmin ndikim që ka ky ligj është diskriminimi që i bëhet veteranëve duke i përjashtuar nga rritja e pensionit të tyre.

“Sot nuk do të flas këtu për përmbajtjen e ligjit për shkak se shpresoj se sot do të ketë një minimum reflektimi të Qeverisë ne raport me një kërkesë që është legjitime. E dini të gjithë se sot nuk ka pagë nën 250 euro. Ky ligj i sponzorizuar nga Qeveria nuk ka fare ndikim, të vetmin ndikim që ky ligj e ka është që të krijojë konflikte të panevojshme, për të lënë anash kategorinë më të shenjtë të shoqërisë sonë”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri theksoi se para se të sillet ky Ligj në Kuvend, Qeveria do të duhej te konsultohet me veteranët.

“Së pari është dashur të konsultohen veteranet para se të merren vendime. Pse dikush po ka qejf me qenë protagonist. Thjesht po lypim që komisioni për Buxhet dhe Ekonomi dhe ministri i Financave me u ulë e me diskutuar bashkë me veteranet e me gjet zgjidhje. Të ulemi bashkë ta diskutojmë e ta gjejmë zgjidhjen adekuate”, përfundoi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera