Uncategorized

Tahiri: Qeveria ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 22 February 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveri Kurti ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale.

Deputeti Tahiri në Facebook, ka shkruar se “janë të vendosur që shtyjnë përpara nisma legjislative në interes të qytetarëve”.

“Si Grup Parlamentar, kemi zhvilluar një seri diskutimesh me sindikatat. E, mbesim të vendosur të shtyjmë përpara në Kuvend, nisma legjislative që kthejnë vëmendjen e institucioneve ndaj qytetarëve, në veçanti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e ligjit diskriminues të përvojës së punës, ndaljen e tendencës përjashtuese të veteranëve nga përllogaritja e pensionit në nivel të pagës minimale, kërkesat e vazhdueshme për ngritje pagash, e së fundi kërkesa për seancë për trajtimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera