Lajme

Tahiri: Punëtorët e sektorit publik në terr informativ, nuk e din cila është vlera e koeficientit të pagës së tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 22 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Pagat. Ai tha se punëtorët e sektorit publik janë në terr informativ, por sipas tij, vetëm kryeministri Kurti e di koeficientin e tij të pagës.

Tahiri deklaroi se ky ligj i pagave mund të quhet “ligji për pagën e Albin Kurtit”.

“Imagjinoni, ligji i pagave që u miratua sot nga mazhoranca e VV-së, i ka lënë në terr informativ të gjitha kategoritë e punëtorëve në sektorin publik, mjekët, profesorët, shërbyesit civil, mësimdhënësit, policët, prokurorët, gjyqtarët, infermierët, zyrtarët në nivel qendror e lokal, të cilët nuk e kanë të qartë se cila është vlera e koeficientit të pagës së tyre, rrjedhimisht, absolutisht të paqartë se sa do të jetë paga e tyre. Ky ligj i pagave, lirisht mund të quhet ligji për pagën e Albin Kurtit, sepse askush tjetër përveç tij, nuk e di koeficientin e pagës së vet, ndërsa kryeministri që ia ka rritur pagën vetës, është i vetmi që e di se sa vlen një koeficient dhe se si përkthehet ai në vlerë monetare si pagë. Urime Kryeministër”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera