Lajme

Tahiri priti në takim studentët e Universitetit Clemson nga SHBA-j

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 23 May 2017

Ministrja për Dialog në detyrë, Edita Tahiri priti në takim studentët nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti z. Vladimir Matic.

Ministrja Tahiri tha se Kosova është shembull i krijimit të një shteti të ri në botë, e cila është e sigurt drejt një të ardhme euroatlantike. “Lufta jonë për pavarësi ka qenë një luftë e drejt që u kuptua dhe u mbështet nga aleati jonë kryesor, SHBA-ja, shteti nga vini ju dhe ne falënderojmë popullin amerikan dhe qeverinë amerikane që na ndihmoi në rrugën tonë të pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuar më tutje studentët për periudhat e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar krijimi i shtetit të Kosovës, përfshirë këtu periudhë e çlirimit, përpjekjet njëshekullore për liri dhe vetëvendosje të shumë gjeneratave dhe rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, me të cilat iu dha fund shtypjes së popullit shqiptar, duke gëzuar lirinë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ministrja Tahiri theksoi se në kuadër të proceseve të përfundimit të Luftës së Ftohtë, e cila krijoi perspektiva për popujt e shtypur, ne i dhamë fund hegjemonisë, sistemit totalitar dhe shtetit artificial të ish-Jugosllavisë, ndërsa u treguam vizionar duke u pozicionuar përkrah shteteve perëndimore, duke ndërtuar aleancën historike me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.

-Advertisement-

Ministrja Tahiri më tej theksoi se periudha e pasluftës ishte periudhë e përqendrimit tonë në ndërtimin e shtetit, në fillim si një protektorat ndërkombëtar dhe që nga 17 shkurtit 2008 si shtet i pavarur dhe sovran, i cili përparoi si në drejtimin e funksionalitetit,  ashtu edhe të integrimeve euroatlantike. “Kosova sot është në rrugën zyrtare të integrimit evropian, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kemi vendosur lidhje speciale me NATO-n, 114 vende kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe Kosova është anëtare e plotë në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi ministrja Tahiri, duke njoftuat edhe më tej studentët rreth  përkushtimit për forcimin e sundimit të  rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, mirëqenien sociale, krijimit të një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët,  i cili do të garantojë të drejtat e secilit dhe të zhvillimit të kapitalit njerëzor, duke pas parasysh se Kosova gëzon me një rini të shkolluar dhe potenciale të mëdha ekonomike.

Gjithashtu në këtë takim ministrja Tahiri foli për rolin e Kosovës në paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë, duke thënë se Kosova ka dëshmuar të jetë një partnere për paqe dhe partnere euro-atlantike për sfidat globale të sigurisë, ato të tashmet dhe ato që mund të vijnë në të ardhmen.

Ministrja Tahiri, ju përgjigj pyetjeve të shumta që shtruan studentët e universitetit Clemson të SHBA-ve.

Profesori Matic në fund të takimit falënderoi ministren Tahiri për fjalën e saj me ç’rast tha se ligjërata do të kontribuoj për rritjen e njohurive të studentëve të Univeristit Clemson për këtë pjesë të botës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera