Lajme

Tahiri: Pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 05 February 2023

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se i gjithë kontributi i vitit, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre”

-Advertisement-

“Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur. Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas. Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?”, i është drejtuar ai kryeministrit Kurti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera