Lajme

Tahiri për Raportin e Progresit: Dëshmoi paaftësinë e Qeverisë dhe mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin Inbox

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 15 October 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media të mbajtur sot, kanë folur për raportin e BE-së për Kosovën.

Tahiri dhe Deliu kanë thënë se ky raport dëshmon edhe një herë paaftësinë e kësaj qeverie për tu marrë me problemet reale të qytetarëve të Kosovës.

“Kjo Qeveri nuk ka shënuar progres në fuqizimin e gjyqësorit. Kjo tregon për paaftësinë e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërkaq, nënvizohet mungesa e vullnetit nga Qeveria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Më tej, ai ka thënë se është pikërisht kontributi i opozitës që ka bërë që raporti të jetë i kënaqshëm në disa fusha.

“Ne dallojmë shumë me mënyrën e të bërit opozitë me partinë në pushtet. Edhe si opozitë, kemi dhënë kontributin tonë në secilën mundësi për ti garantuar progres vendit. Prandaj, si Grup Parlamentar, ne i këmi dhënë mbështetje 30 marrëveshjeve ndërkombëtare, për dallim nga e kaluara e Vetëvendoses. Për më tepër, si opozitë ne i kemi dhënë mbështetje Qeverisë edhe për Vetingut – çka e evidenton raporti i progresit”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, deputetja Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se sfidat e raportit për vendin janë të mëdha dhe, të njëjtat, do ti trajtojnë edhe në Kuvendin e Kosovës përmes një seance që do ta thërrasin.

“Raporti vërteton se nuk ka asnjë reformë të rëndësishme në aspiratën e Kosovës për integrim. Raporti vë theks në veprimet në lidhje me sundimin e ligjit, në reformat në Administratë Publike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e deri te veprimet e mangëta për të luftuar informalitetin e ekonomisë. Shqetësuese mbetet edhe gjuha linquese që është përdorur ndaj gazetarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ndërkaq, sa i përket punës së Kuvendit, Tahiri ka thënë se raporti thekson se ka një mazhorancë stabile në kuptimin e numrave, por të dobët në menaxhimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera