Lajme

Tahiri për dështimin e seancës: E papranueshme, po abuzohet me besimin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 19 April 2023

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të Qeverisë tash e dy vjet.

Ai pohon se kjo qasje është e papranuehsme dhe është abuzim me besimin qytetar.

“Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri.“Është e papranuehsme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo Qeveri dhe kjo mazhotancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Kuvendi ka dështuar që të mbajë vazhdimin e seancës së mërkurën në mungesë të kuorumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera