Tahiri: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën në energji

Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 05 May 2022
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po duan që të formohet komisioni hetimor parlamentar hetimor për krizën energjetike në Kosovë.
Tahiri në një konferencë për media tha se import të energjisë elektrike nuik ka pasur, teksa mjete financiare janë ndarë për këtë gjë.
“ju e shihni se me çfarë vendosmërie ka tashmë pushteti i LVV-së dhe i Albin Kurtit që të refuzojë dhe të parandalojë formimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e shpenzimit të 125 milionë eurove në emër të importit gjë që import nuk ka pasur dhe poashtu shtrenjtimin e energjisë elektrike për 100%, në emër të importit dhe krizës energjetike që e ka prekur edhe Evropën edhe rajonin, por që realisht Kosovën e ka prekur në masë të vogël”, tha ai.
Deputeti i PDK-së deklaroi se është normale që të kërkohet hetim parlamentar lidhur me atë se ku kanë shkuar mjetet e ndara për krizën në energji.
“A nuk është normale që të kërkohet që të ndodhë një hetim parlamentar për muajin janar, shkurt, mars, prill, në këta muaj ku në emër të krizës energjetike janë shpenzuar qindra miliona euro dhe importi ka qenë në masë tepër të vogël”, ka thënë ai.
Më tutje ai tha se nuk do të tërhiqen nga kjo kërkesë.
“Nuk nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të biem pre e atij provokimi të paprecedentë të pushtetit ku po tenton që ta korrigjojë kërkesën tonë. Ne kërkojmë hetim parlamentar dhe kjo është e pashmangshme, e paevitueshme”, tha ai.
TĂ« tjera
-
E përplasi makina: Humb jetën 57-vjeçarja në Kamzë
Një 32-vjeçar, banues në Kamzë është vënë në pranga ditën e sotme pasi përpla...
-
Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zy...
-
Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë s’kanë lidhje me krizën globale të ushqimit që po shpaloset
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se sanksionet perëndimor...
-
100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor...
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...