Tahiri: Moti jemi dëshmitarë që po vidhet me çanta plotë me para
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 24 February 2021
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka përshëndetur aksionin e sotëm të zhvilluar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, duke thënë se paraja publike është vjedhur me çanta.
“Ne këtë aksion e mirëpresim për shkak se që moti e kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimeve të mjeteve të buxhetit të Kosovës dhe vjedhjes së parasë publike siç e pamë edhe sot, që po vidhet me çanta, plot çanta para. Aso lloj çantash kanë ndodhur edhe shumë herë më përpara, prej vitit 2010 korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë është në piedestalin më të lartë”.
“Ne kemi tentuar që të bashkëpunojmë me ministrinë e bujqësisë, kemi parë se ka keqpërdorime, tek subvencionet dhe grantet. Kemi gjetur shumë toka të papunuara dhe të aplikuara për subvencione. Ata persona kanë marr para pa i mbjellë parcelat fare. Një pjesë e madhe e tyre ka 10-15 vite që ato toka nuk punohen, ndërsa subvencionet merren”.
“Kemi ofruar bashkëpunim me ministrinë, por ata nuk kanë pranuar. Më pak bashkëpunues prej ministrave ka qenë Memli Krasniqi, Nenad Rikallo dhe Besian Mustafa”.
“I kemi vërtetuar e zbuluar se kemi shumë bujq që na janë lajmëruar për keqpërdorime, për kërkesë të mitos, për mosdhënie të grantit për shkak të mosdhënies së mitos, ose nuk ka qenë militant i partisë në pushtet. Shumë bujq janë ndëshkuar pse kanë dal në protesta dhe i kanë vendosur në listën e zezë për 3-4 vjet dhe s’kanë mundur të marrin as grant e as subvencion”, ka theksuar ai.
“Ne kemi bërë edhe padi për një keqpërdorim jashtëzakonisht të madh para 10 vjetëve. Kemi me qindra raste të fermerëve që kanë falimentuar për shkak të ndëshkimeve të ministrisë. Kur kemi shkuar në polici për krime ekonomike dhe kërkuar të fillohen procedurat e hetimit, ata nuk i kanë pranuar argumentet tona edhe pse i kemi shkuar me fakte të plota. Aty e kam parë që çdo pore e shtetit tonë është e kapur prej politikës. Për këtë shkak zëri jonë nuk ka arritur të dëgjohet dhe ankesat kanë shkuar në vesh të shurdhër të qeverive që kanë ekzistuar deri më tani”.
“E kam një shpresë të vogël te qeveria në ardhje dhe mendoj se ky rast nuk do të fshihet si raste të tjera”.
Ai ka thënë se kemi informata që tani për tani kemi 15 milionë euro mungesë për grante dhe subvencione dhe se nuk ka para për t’i paguar një numër të madh të bujqve që e kanë fituar të drejtën për grante dhe nuk po i marrin ato. Kur bujqit shkojnë t’i kërkojnë, po i thuhet se nuk kanë para”.
“Kemi shkuar para Besian Mustafës dhe i kemi ofruar argumentet nga keqpërdorimi i zyrtarëve të tij dhe i kemi dhënë edhe emra, mirëpo ai na ka thënë ‘shkoni në gjykatë’. Ne s’kemi mundur t’i bindim bujqit që të shkojnë në gjykatë se kanë pasur raste që kanë pritur 6-7 vjet për t’u realizuar lënda, dhe nuk ia ka vlejtur. I vetmi arsyetim i Mustafës ka qenë ‘shkoni në gjykatë’”, u shpreh Tahiri në Info Magazine në Klan Kosova.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...