Lajme

Tahiri: Kurti bëri kompromise me Serbinë, e pranoi Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 29 December 2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka thënë se pas tensionit në veri, Kurti ka pranuar Asociacionin.

Sipas Tahirit, ka qenë ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Pas çdo tensionimi Kurti bëri kompromise me Serbinë, pas këtij tensioni të madh në veri, Kurti pranoi Asociacionin – këtë e vërtetoi Ambasadori amerikan Hill”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

-Advertisement-

Hill në një intervistë dhënë për mediumin serb “Nova” themelimin e Asociacionit e mori për punë të kryer, por çështja mbetet se si do të funksionojë”.

“Çështja më nuk është se a do të ketë ose jo Asociacion të Komunave me shumicë serbe por se si do të funksionojë dhe si do të zbatohet ajo”, tha Hill.

“Asociacioni është një gjë tashmë e pranuar dhe është obligim. Tani po merremi me çështjen se si ta zbatojmë. Dhe, nuk është që thjesht mendoj se duhet të formohet, por se është e logjikshme. Mendoj se logjika është mekanizmi më i fortë”, shtoi ambasadori i ShbA-së në Beograd.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera