Lajme

Tahiri kritikon Borrellin e Lajçakun: Publikoni marrëveshjet, ato janë për qytetarët, jo për ju

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 24 November 2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri u ka bërë një kritikë publike Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak për mos-publikimin e marrëveshjeve të arritura.

Tahiri ka thënë se marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut.

“Është praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mos-publikimi i marrëveshjeve/dakordimeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut”, ka shkruar Tahiri. /GazetaExpress/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera