Lajme

Tahiri kritika për qeverinë: Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 28 July 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se raportet në mes qeverisë dhe komunave asnjëherë nuk kanë qenë më të dobësuar në raport me projektet kapitale dhe investimeve që duhen bërë.

Gjithashtu, shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se investimet kapitale në komuna duhet të trajtohen në bazë të kritereve që janë në Ministri të Financave.

“Kam një shqetësim i cili vjen nga pushteti lokal, i cili vjen nga komunat e Kosovës. Investimet kapitale, projektet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave s’kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projektet kapitale dhe investimeve që duhet të bëhen në komuna. Janë dy çështje të mëdha. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit të buxhetit të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Ajo që dihet deri tash është se investimet kapitale në komuna janë të bllokuara dhe njëkohësisht procesi i buxhetimit për vitin 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe s’duhet të ketë qasje politike”, ka thënë Tahiri./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera