Tahiri: Kosova mbetet e përkushtuar për dialog me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 11 August 2017
Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, tha sot se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun për fqinjësi që po zhvillohet në Bruksel, duke potencuar se njohja reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë është faktor përcaktues për paqe të qëndrueshme në rajon.
Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në rajon dhe perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit.
Në këtë takim ministrja Tahiri tha se Kosova dhe Bullgaria janë vende mike dhe përkrahja e Bullgarisë për pavarësinë e Kosovës dhe njohja e shpejtë përbëjnë një vlerë të madhe në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Tahiri tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike dhe përkrahja e Bullgarisë në këtë drejtim ka rëndësi për vendin tonë.
Tahiri tha se e vlerëson lart kontributin e shoqërisë civile të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare për ndriçimin e rezultateve të dialogut dhe përfitimet që nga ky dialog kanë pasur në mënyrë direkte qytetarët, komunitetet, Kosova dhe rajoni në përgjithësi.
Nga ana e tij, Mitov, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bullgarisë duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe veçmas në fushën e ekonomisë.
Ai tha se dialogu nuk ka alternativë mes vendeve të rajonit për një të ardhme euroatlantike dhe se Kosova ka shënuar progres të madh në këtë drejtim
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...