Lajme

Tahiri kërkon ndëprerjen e seancës: Mos të përplasemi për veteranët

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 16 June 2022

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës të ndërpritet, derisa të zgjidhjet çështja e veteranëve.

Ai tha se lënia jashtë në ligjin e pagës minimale, është padrejtësi që duhet të korrigjohet.

“Mos të ballafaqohemi dhe mos të jenë veteranët një kategori që ne të përplasemi në Kuvendin e Kosovës”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera