Sport

Tahiri i kënaqur me paraqitjen “ngadalë, por sigurt”

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 23 February 2018

Pjesëmarrja e skitarit të vetëm të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, Albin Tahiri, ka përfunduar të enjten.

Garën e pestë e të fundit, që ishte në disiplinën e sllallomit, ai e përfundoi në pozitën e 39-të prej 43 skitarëve sa arritën në cak, shkruan sot Koha Ditore.

Dy lëshimet, Tahiri i përfundoi me kohë prej 2 minuta, 2 sekonda e 93 të qindtat, plot 19 sekonda e 62 të qindtat larg fituesit të garës, që doli suedezi Andre Myhrer.

-Advertisement-

Tri pozita më lart se Tahiri përfundoi skitari i Shqipërisë, Erjon Tola me kohë prej 1 minutë, 57 sekonda e 6 të qindtat.

Megjithatë këtë rezultat, ndër më të dobëtit në garë, Tahiri thotë se ka tejkaluar parashikimet. Njëjtë thotë edhe për garën e parafundit, në sllallom të madh ku doli i 56-ti prej 75 garuesve sa mbyllën garën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera