Lajme

Tahiri i reagon Muratit: Rriti pagat në sektorin publik, privatët veçse i shkatërruat këto dy vite e gjysmë

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 05 July 2023

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri ka reaguar pas konferencës për media të ministrit të Financave, Hekuran Murati, e ku ky i fundit i bëri thirrje sektorit privat që të rris pagat.

Tahiri ka thënë se është në dorën e Muratit që të rris koeficientin nga 105 në 129 euro, kërkesë kjo që disa herë e kishte kërkuar ky subjekt politik.

Ai ka thënë se është pikërisht kjo qeveri që në këto dy vite e gjysmë e ka shkatërruar sektorin privat.

-Advertisement-

“Në këtë konferencë, ai kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz”, tha Tahiri ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës!

Rrugës për te Kuvendi i Kosovës e dëgjova konferencën për media të kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Më la shumë përshtypje një mashtrim skandaloz që e bënë me qytetarët e Kosovës, ministri Hekuran Murati.
Në këtë konferencë, ai kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz.

Pra, e ka në dorë vendimin për t’i rritur pagat në sektorin publik, e kërkon një gjë të tillë nga sektori privat, që s’ka bërë asgjë për ta. Kjo është një qeveri, është një ministër i Financave që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin, për ekonominë, veçse ua ka rënduar jetesën, e veçse u ka qëndruar mbi kokë, tash e dy vjet e gjysmë.

Paramendoni ku jemi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera