Tahiri i bën thirrje VV-së që ta heqin nga videoja e publikuar: Do të ballafaqoheni me gjykatë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/12/tahiri-besnik1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 18 January 2023
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikimin e një videoje ku paraqiten “të bëmat” e qeverive të kaluara, ku në pamje është edhe Tahiri. Për këtë, Tahiri pyeti se kush ka guxim ta bëj një gjë të tillë, duke i bërë thirrje partisë më të madhe në pushtet që ta fshijë pjesën ku paraqitet ai, përndryshe do t’i padisë në gjykatë.
Tahiraj tha se nuk e kupton pse ai është në video, duke pretenduar se gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, nuk ka keqpërdorur asgjë.
“E kuptoj luftën politike, kundërshtimet politike, por nuk mund ta kuptoj ku e merr guximin ai njeri që e ka publiku atë video, me ma qit fotografinë time në një video inkriminuese dhe me mw fyer, ku e merr guximin me ma vendos fotografinë dhe me i kriju shqetësim familjes sime në shtëpi, rrethit tim familjar, kur kurrë në jetë, aq sa kam qenë në funksion publik, kurrë në jetë një sen nuk e kam keqpërdor. Le të del Lëvizja Vetëvendosje e të thotë se veç një element e ka keqpërdorë. Kam qenë Zëvendësministër si Besnik Bislimi, 5,000 euro e kam pasur kartelën, zero zero e kam kthy, veturën e kam kthyer në fushatë, gjemani një njeri që e kam punësu, gjemani një keqpërdorim që e kam bo. Po kush jeni ju more burrë me ma qit fotografinë mua, a mendoni se kjo veç kalon kështu? Dilni në veti, qysh ju doket juve me ju vendos një parti politike, fotografinë e juaj në video, pa keqpërdor asnjë gjë? Unë nuk lejoj kjo me shku kështu. Kërkoj nga LVV me ma heq atë fotografi, përndryshe të gjitha mekanizmat ligjorë që ekzistojnë në këtë shtet do t’i përdori, për me tregu ata çka kam keqpërdorë unë. Do të ballafaqoheni me gjykatë, me padi personale. Nuk lejoj kështu me më kriju shqetësime në familje”, tha Tahiraj.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/SDG-Universum-Impact-Rankings-.jpg)
Të tjera
-
Si përfunduan predhat e LDB në rrugën Prishtinë -Podujevë, historiani e jep një version të mundshëm
Historiani Durim Abdullahu ka dhënë detaje mbi prejardhjen e tri bombave të l...
-
Kurti i shkon në shtëpi Rexhep Qosjes për ditëlindjen e 88-të: Vigan në fjalë e në pendë
Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Q...
-
Deputetja e LDK-së thotë se sipas ambasadave të huaja në Kosovë, 170 persona në ditë e lëshojnë vendin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë shifra ...
-
“Disa gjëra ndonëse të padëshirueshme duhet t’i pranojmë sepse janë compromise” – Kryeziu për Asociacionin
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në lidhje me takimin e nes...
-
LDK reagon pasi GjK e shpalli antikushtetues vendimin e shumicës për shkarkimin e anëtares së OSHP’së
LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall an...
-
Qeveria i përgjigjet Stanos: Raportin për Banjskën e kemi dorëzuar në BE
Qeveria e Kosovës e sheh shqetësuese dhe të pakuptimtë faktin që edhe pas 9 m...
-
Rama: E vërteta doli në shesh, u konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka marr konfirmimin se ës...
-
E konfirmon KEK-u: Burri i Fitore Pacollit u avancua në pozitë
Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar avancimin në detyrë të Ilir Dal...
-
Gjenden bomba 50kg të LDB gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, largohen nga FSK dhe ekipi i Bondsteel
Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot ...
-
Histori emocionale; Hoxha Fatmir Latifi tregon se si Daut Haradinaj ia pagoi Haxhin plakut nga Dukagjini
Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi ka ndarë një histori emocionale të një bur...
-
Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
Në disa vende në Beograd sot janë shfaqur pllakata me Slobodan Millosheviqin,...
-
Për një muaj, mërgata dërgoi rreth 120 milionë euro në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka pub...