Lajme

Tahiri i AAK-së: Kuvendi është bllokuar tash e sa muaj

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 16 November 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kuvendi i Kosovës është i bllokuar tash e sa muaj edhe pse shumica parlamentare ka mbi 50 përqind.
Ai tha se ka shumë ligje të rëndësishme që presin të trajtohen e që për shkak të mungesës së kuorumit nuk po arrihet të procedohet tutje.

“Në historinë e jetës parlamentare nuk mbahet mend që një shumicë të ketë mbi 50 përqind, ndërsa këto mbledhje të kryesisë dështojnë. Ligji për pagat në sektorin publik, ligj i cili është në agjendë është shumë i rëndësishëm që trajton pagën në një situatë kur janë rritur çmimet”, tha ai, raporton KP.

Tahiri tha se nga mosmbajtja e seancave janë grumbulluar afër 40 pika të rendit të ditës, e që tha se për trajtimin e tyre duhen të paktën 4 ditë.

-Advertisement-

“Kuvendi është i bllokuar tash e disa muaj. Nëse shohim rendin e ditës, shohim që ne kemi mbi 30 pika, kur të nisim seancën të paktën katër ditë duhet të punojmë. Do të kemi një seancë maratonike”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera