Lajme

Tahiri i AAK-së: Kurti më në fund e kuptoj e tha edhe vetë, u dorëzua, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 22 March 2024

“Ma në fund e tha edhe vetë dhe e ka kuptu edhe vetë që ai duhet të dorëhiqet u dorëzua dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, kështu e ka cilësuar shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit, Albin Kurti ku i bëri thirrje opozitës të bëjnë numrin për shpërbërjen e Kuvendit.

Ai ka thënë se tashmë bëson që edhe qyetëtarët e kanë kuptuar se pse, Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj e quante “mashtrues” Kurtin qysh në fillim të mandatit.

“Ajo që karakterizohet në këto tre vite qeverisje është më të vëret qeverisje që nuk i nejti mbrapa asnjë vendimi të vet dhe sic e patë edhe dje kryeministri Kurti u dorëzua, duke e dorëzuar mandantin në tre vjetorin e tij”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Kujtojmë se mbërëmë në një intervistë në televizionin publik, kryeministri Kurti tha se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe i bëri thirrje opozitës që të bëjnë numrin për shpërndarjen e Kuvendit./Gazeta Infokus/

A ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit, përgjigjet Kurti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera