Lajme

Tahiri: Është një vepër penale që ZRRE-ja ka dëmtuar 450 mijë familje

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 19 May 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se është vepër penale që Zyra e Rregullatorit për Energji ka dëmtuar 450 mijë familje, shkruan Gazeta Infokus.

Madje për këtë ai tha se ZRRE duhet të ndiqet penalisht.

“Është një vepër penale që ZRRE-ja, ka dëmtuar 450 mijë familje dhe duhet të ndiqet penalisht”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se është lajm i mirë që energjia elektrike tashmë nuk do të paguhet me “haraçin e tarifave”, siç e quajti deputeti.

“Është lajm i mirë për secilin qytetar që energjia nuk do të paguhet me haraçin e tarifave . Ajo që dihet të ndodh është shkarkimi i bordit të ZRRE. Këta njerëz i kanë ndëshkuar më shumë se 450 mijë familje dhe nuk duhet të tolerohet”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera