Tahiri: E rrezikshme se si qeveria vazhdimisht ka udhëhequr vendin me ushtrues detyre
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 27 September 2024
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur sot konferencë të jashtëzakonshme, lidhur me ligjin që rregullon rolin e ushtruesit apo ushtrueses së detyrës në administratën shtetërore.
“Në qoftë se e shohim me një sy kritik nenin 35 të këtij ligji, ku përcaktohet ushtrimi i detyrës së ushtruesit së detyrës në institucione shtetërore, mund te konstatojmë se asnjë ushtrues detyre në pozitë të lartë në Administratë të Shtetit i cili ka mbushur një vit nuk mund të nënshkruajë asnjë dokument , për shkak se ligji në fjalë shprehimisht e kufizon mandatin në gjashtë muaj plus gjashtë muaj, në një vit. Pra secili apo secila që kanë mbi një vit mund të trajtohet në aspektin penal të shkeljes së ligjit”, thotë Tahiri.
Lidhur me këtë, deputeti shprehet se Qeveria Kurti vazhdimisht ka udhëhequr vendin me ushtrues detyre, gjë që sipas tij përbën ‘rrezik për të gjitha vendimet që nënshkruhen nga ushtruesit e detyrës, të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të bien në kundërshtim me ligjin, dhe mund të mos prodhojnë efekte juridike të palëve’.
“Çka duhet të dijë sot qytetari i Kosovës. Kjo Qeveri për një kohë të gjatë vazhdon ta udhëheq shtetin me ushtrues të detyrës. Të tri institucionet kryesore të vendit, Kuvendi, Presidenca, Kryeministria udhëhiqen me ushtrues të detyrës. Kur zbresim në Qeveri, pesë dikasteret kryesore të ekonomisë janë me ushtrues të detyrës”, shprehet Tahiri.
“Ajo që mund të them është se kohëzgjatja e funksionit është e kufizuar me këtë ligj, dhe rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me një akt ligjor siç është vendimi të zgjatet mandati, përtej atij që i ësht perceptuar me ligj”.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...