Lajme

Tahiri: Data 9 shkurt do të jetë tmerruese për Lëvizjen Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 07 October 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se data e zgjedhjeve, 9 shkurti do të jetë “tmerruese”, për Lëvizjen Vetëvendosje.

Tahiri në emisionin “FIVE” ka thënë se jo për opozitën, por për Vetëvendosjen 9 shkurti do të jetë tërmet zgjedhor.

“Më 9 shkurt populli do të deklarohet, jam i bindur që rezultati zgjedhor do të jetë tmerrues për Lëvizjen Vetëvendosje, njerëzit sot nuk duan të deklarohen, por 9 shkurti do të jetë tërmeti zgjedhor, e them me përgjegjësinë më të madhe, jo për opozitën por për Vetëvendosjen,” tha Tahiri.

-Advertisement-

Teksa shtoi se Qeveria Kurti, do mbahet mend në histori si dikastere që nuk kanë bërë asgjë.

“Këshilli drejtues i LVV që u mbajt për 2 ditë ishte ushtrim i shfajësimit të ministrave të këtij kabineti, ishte ushtrim pas 3 vite e gjysmë i ballafaqimit me njerëz që me të vertetë e kanë bërë votën se është ai Këshill drejtues që janë aktivistë të vërtetë të VV-së që dalin në teren kërkojnë votën, besimin e argumentet, ndërsa ata që kanë krijuar beneficione nga vota popullore është ky kabinet qeveritar që nuk ka bërë asgjë, e them me përgjegjësi të plotë që do mbahen mend në histori si dikastere,” shtoi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera