Lajme

Tahiri çon në Kushtetuese 16 ligje të miratuara në seancën e 5 dhjetorit

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 13 December 2024

20 ligjet e miratuara nga pushteti në seancën e zhvilluar të enjten e kaluar, u paralajmërua se sot do të dërgohen në GJykatën Kushtetuese nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Por para mediave, Tahiri bëri të ditur se në Kushtetuese i ka dërguar vetëm 16 prej tyre.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar që PDK-ja do ti procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit ka vendos një rekord të zi jo vetëm në Kosovë e në rajon. Nuk mund të gjesh në një parlament dhunim të tillë të Kushtetutës. Sot i kemi proceduar 16 prej ligjeve të miratuara në seancën e 5 dhjetorit”, tha Tahiri.

-Advertisement-

“Dua të them 15 prej tyre kontestohen vetëm në procedurë, ndërsa një tjetër kontestohet edhe në procedurë edhe në përmbajtje. Ai ligj është për Byronë Shtetërore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera