Lajme

Tahiri: Çmimi i një litër naftë i njëjtë si në BE, Qeveria Kurti a jeni në Kosovë a krejt jeni dalë?

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 07 June 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.

Tahiri ka theksuar se qytetari i Kosovës një litër naftë po e paguan pothuajse njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian, duke shtuar se kjo rritje po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.

Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera