Lajme

Tahiri: Anëtarësimi në NATO dhe BE – rrugë e njëkahshme për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 15 September 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron në Paris ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Këshillit të Evropës për Mundësi të Barabarta dhe Mos-diskriminim.

Nga kjo parti kanë njoftuar përmes një kumtese se Tahiri ka bërë të ditur se Béatrice Fresko Rolfo nga Monako u votua si raportuese e këtij Komisioni.

“Komiteti i Këshillit të Evropës për Mundësi të Barabarta dhe Mos-diskriminim e votoi, znj. Béatrice Fresko Rolfo nga Monako si raportuese të këtij komisioni. Me këtë emërtim u përmbyll caktimi i raportuesve nga Këshilli i Evropës. Më herët është emëruar raportuesja nga AS/Pol për raportin, znj. Theodora Bakoyannis, nga Greqia, dhe raportuesja AS/Jur për opinion, Znj. Azadeh Rojhan, nga Suedia”.

-Advertisement-

Tahiri ka thënë se Kosova ka një Kushtetutë shumë të avancuar për të drejtat e njeriut.

“Gjatë qëndrimit në Paris theksova se Kosova ka një Kushtetutë shumë të avancuar për të drejtat e njeriut, sikurse përkushtimi politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës për t’u antarësuar në Keshill i tejkalon agjendat e brendshme politike”, ka shtuar Tahiri.

Tahiri po ashtu ka thënë se anëtarësimi në NATO, BE dhe mekanizma tjerë ndërkombëtar, është rrugë njëkahshme për Kosovën.

“Po ashtu, në diskutime me deputetë të vendeve anëtare të BE-së, theksova se rruga drejt integrimit Euroatlantik në NATO, BE, e në institucione si Këshilli i Europës është rrugë njëkahëshe për Kosovën”, ka përfunduar Tahiri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera