Lajme

Tahiri: AAK-ja do të propozojë rezolutë kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 20 January 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata e krijuar me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës, rrezikon ta sjell Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot.

Tahiri ka kërkuar në seancën e sotme të Kuvendit të bashkohen për miratimin e një rezolute për t’i kërkuar ZRRE-së që ta ndryshojë propozimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Tahiri shtoi se Kosova për momentin paguan rrymë njëjt sa disa shtete të Bashkimit Evropian. ‘Mbi 200 mijë familje do të paguajnë dyfish më shtrenjtë me rritjen e propozuar nga ZRRE, andaj të bëhemi bashkë e mos ta lejojmë këtë’, u shpreh ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera