Sport

Tahir Batatina vjen me një deklaratë të fortë për skuadrën e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 02 November 2021

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, ka ardhur me një deklaratë të fortë për ekipin e tij, pas formës së mirë të shfaqur në ndeshjet e fundit në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Batatina përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka shkruar se Llapi është një skuadër me mentalitet fitues dhe se asnjëherë nuk dinë se çka është dorëzimi.

Tutje shefi i shtabit teknik të llapjanëve tha se ka krijuar një grup unik, një lojë unike dhe një dashuri tek shumë adhurues të futbollit për lojën e bukur dhe të kënaqshme.

-Advertisement-

“Jemi një skuadër me mentalitet fitues, asnjëherë nuk dimë se çka është dorëzimi dhe lufta për trofe na bën të besojmë shumë. Na është nevojitur kohë dhe punë për të bërë një skuadër me mentalitet fitues si në kushte të vështira, si tash në kushte moderne. Ne kemi krijuar një grup unik, një lojë unike dhe një dashuri tek shumë adhurues të futbollit për lojën e bukur dhe të kënaqshme”, ka shkruar Batatina në facebook.

Llapi në pesë takimet e fundit ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, duke u renditur i gjashti me 15 pikë pas 12-të xhirove të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera