Tahir Batatina i kundërpërgjigjet ashpër Afrim Muçiqit

Autori: Gazeta inFokus
20:06 | 04 March 2019
Nënkryetari i parë i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka ironizuar më drejtorin sportiv të Llapit, të cilin e ka quajtur “Zhatatina”, shkruan Gazeta inFokus.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Tahir Batatinës, i cili i është kundërpërgjigjur ashpër, Muçuqit, i cili po ashtu vije nga Podujeva.
Batatina në profilin e tij zyrtare në Facebook ka shkruar, se pasioni dhe dëshira e madhe për futbollin e kanë inkuadruar atë në botën e sportit, ndërsa Muçiqi ia ka përmendur lojërat e fatit.
Më poshtë keni reagimin e Drejtorit sportiv të Llapit:
I nderuari Afrim Muqiqi, unë nuk vi nga një familje që i fyej njerëzit, nuk vi nga një familje pa moral, nuk i përkas një familje që luajm kock dhe as bixhoz. Për këtë e din opinioni i gjerë shumë mirë prandaj ndihem i lumtur dhe krenar para qytetarëve te vendit tim dhe shtetit tim.
Tek unë familja është primare pastaj janë dashamirët, shokët e rrethi ku jetoj dhe qytetarët e shtetit tim sepse e kam dëshmuar këtë qysh në moshën njëzet vjeçare.
I nderuar, kam punuar për 17 vite në një institucion të rëndësishëm, kam kontribuar dhe kam lënë gjurmë të ndershme aty duke edukuar, trajnuar dhe aftësuar oficer nënoficer dhe ushtarë prandaj ndihem krenar për kontributin tim.
Pasi kalova momentet më të mira të rinisë time në një institucion të besusheshëm vendosa që të jap kontribut edhe në jetën civile dhe në profesionin dhe pasionin tim dhe këtë ja arrita falë familjes miqve, shokëve dhe dashamirëve të mi. Po bëhen 6 vite që e kanë vlerën e 60 viteve sepse i respektova dhe do ti respektoj dhe po me respektojnë qytetarët e Llapit, Gollakut dhe të Kosovës për kontributin tim dhe familjes time në sport duke avancuar dhe duke ngritur nivelin e sportit në Kosovë dhe pikërisht futbollit. Një Kosovë e din se familja është nder dhe respekt prandaj këtë e ruaj duke i respektuar njerëzit.
E di i nderuar Afrim se tu kanë ngatërruar shumë gjëra që e din opinioni por pasi je vendas i imi të këshilloj që familja është primare pastaj vjen profesioni, futbolli dhe pasioni.
E vërtetë se e menaxhoj një ndërmarrje të fuqishme por profesionistët e udhëheqin ndërsa menaxhimin e bëj unë dhe jam krenar për këtë sepse ne menaxhojmë edhe 3 firma ne shtetet moderne dhe Evropiane por me nder dhe respekt duke i respektuar njerëzit, duke e ruajtur familjen dhe duke kontribuar për vendin.
E vërtetë se zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, Kocka jo e as bastoret jo sikurse ty e këto ti fali për gjithë jetën ty.
E di e dhimbshme ka qenë humbja juaj në Llap por ky është futbolli dhe kjo është bukuria e futbollit prandaj mos harro LLAPI kurrë më nuk do të jetë vegël e askujt por do të jetë një klub i sinqertë dhe serioz duke i mbrojtur ngjyrat dhe traditën e KF LLAPIT
Me respekt,
Mr. Sc i Shkencave Sportive
Tahir BATATINA

Të tjera
-
Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e ...
-
Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluft...
-
Syla për mungesën e Familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit: Nuk po ndihen mirë pas humbjes së zgjedhjeve
Gazetari Valon Syla ka kritikuar mungesën e disa figurave politike dhe të fam...
-
Agim Veliu reagon pasi Lumir Abdxhiku dhe dega në Podujevë u mblodhën për ta shënuar 35 vjetorin e themelimit të LDK’së atje
hvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentoh...
-
Në kryeqytet kapen 34 qen endacakë, dërgohen në strehimore
Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte ka...
-
Vd*es Qaush Selca, ish-komandant i UÇK’së për Baran dhe i burgosur politik
Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998...
-
E tmerrshme në Ferizaj: Djali e rrah brutalisht nënën deri në alivanosje, e kërcënon me vrasje
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin t...
-
Ndryshime në ekipin e Ramës: Sokol Havolli merr detyrën si Drejtor i Infrastrukturës në Prishtinë
Sokol Havolli do të jetë Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e...
-
‘Unë s’jam i kënaqur’, Haliti: PDK ka hy në zgjedhje me projekt për të dal partia e parë
Xhavit Haliti nga PDK i cili në zgjedhjet e fundit nuk mori votat e mjaftuesh...
-
Osmani pret në takim zyrtaren e lartë amerikane, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ngarkuarën me Punë të...
-
Pas intervistimit nga policia, reagon zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë
Këtë të enjte, Krimet Ekonomike kanë bastisur Ministrinë e Bujqësisë. E në...
-
Starmer: Putin do të shkelë një marrëveshje paqeje nëse nuk ka diçka pas saj
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer është takuar sot me shefat...